Flash

Qeveria shpall ditë pushimi zyrtar 25 majin

Lapsi.al 18 May 2022
Qeveria shpall ditë pushimi zyrtar 25 majin

Data 25 maj është caktuar me vendim qeverie ditë pushimi zyrtar, për të gjitha institucionet publike të qarkut të Tiranës.

“Sot qeveria mori vendimin që datën 25 ta shpallë si ditë pushimi për të gjithë institucionet publike që janë pjesë e qarkut të Tiranës pra do jetë ditë pushimi për gjithë zyrtarët publikë të qarkut Tiranë” - njoftoi ministri Bledi Çuçi.

“Kjo masë merret ne vijim të masave për të organizuar në mënyrë sa më shembullore një nga eventet më të mëdha qe i a ndodhur Shqiperise, sic është finalja e konferencës së Ligës Evropiane ku ne presim që të kemi një fluks njerëzish që do vijnë jo vetëm nga Italia dhe Hollanda.

Deri tani kemi pritshmëri e interes nga gati 5-6 herë më shumë njerëz për bileta se sa ka kapacitet stadiumi “Air Albania”.

Po marrim masat që të jetë një ditë feste për të gjithë, jo vetëm sportdashësit italianë”, tha ministri Çuçi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI