Flash

Rama këmbëngul: “Ballkani i hapur” nuk ndalet dot

Lapsi.al 18 May 2022
Rama këmbëngul: “Ballkani i hapur” nuk ndalet dot

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se “Ballkani i hapur nuk do të ndalet”. Rama shkruan në Twitter se kushdo që është kundër Ballkanit të Hapur është në të drejtën e vet, por se kjo nismë nxit paqen dhe përshpejton Procesin e Berlinit

“Kushdo është kundër Ballkanit të Hapur është në të drejtën e vet që as mos të shohë, as mos të dëgjojë dhe as mos të kuptojë se kjo nismë nxit paqen, bashkëpunimin, integrimin dhe e përshpejton Procesin e Berlinit!

Ballkani i Hapur nuk do të ndalet sepse e ardhmja nuk ndalet dot”, - shkruan Rama që mesa duket i është përgjigjur deklaratave të Presidentit të Malit të Zi Milo Gjukanoviç i cili u shpreh qartë gjatë vizitës në Kosovë se ishte kundër nismës që tashmë mbështetet edhe nga kryeministri Dritan Abazovic.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, sot në një konferencë për media theksuan se Procesi i Berlinit është iniciativa për bashkëpunim ku duhet të fokusohet Ballkani Perëndimor dhe jo “Open Balkan”. ©LAPSI.al

Rama Twitter

Të këshilluara

Si ndryshon moti prej pasdites së sotme

Kjo javë është karakterizuar nga temperatura të larta, karakeristike për periudhën, të cilat vijuan deri paraditen e sotme, por situata pritet të marrë rrjedhë ...

19:44

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI