Flash

Gjykata italiane jep vendimin përfundimtar për Moisi Habilajn, 15 vite e 5 muaj burg

Lapsi.al 19 May 2022
Gjykata italiane jep vendimin përfundimtar për Moisi Habilajn, 15 vite

Edhe pse në arrati që prej janarit të vitit 2021, drejtësia italiane ka dënuar përfundimisht me 15 vite e 5 muaj burg, Mois Habilajn. Gjykata e Lartë italiane ka rrëzuar kërkesën, duke lënë në fuqi dënimin ekzistues.

Ai u akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe grupit të strukturuar kriminal. Moisi Habilaj u arrestua në vitin 2017 nga policia italiane së bashku me 11 persona të tjerë, të cilët kryenin transportin e drogës nga Shqipëria në Siçili.

Ai kaloi më shumë se 3 vite në paraburgim në pritje të gjyqit, por pas kërkesës së avokatit të tij, masa e sigurisë u lehtësua në “arrest shtëpie”.

Së bashku me Habilajn, përfunduan në pranga edhe 11 persona të tjerë. hetimi u zgjerua më tej dhe përfshi edhe ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri,i cili gjithashtu ndodhet në burg duke vuajtur dënimin. Tahiri ishe kushëri me Habilajt dhe akuzohet se i ka favorizuar.

Habilaj, i cili e kishte bazën e tij të trafikut mes Katanias, Lentinit dhe krahinës së Raguzës, nuk do të shkojë pas hekurave të paktën për momentin. Që nga fillimi i janarit 2021, trafikanti shqiptar i drogës është në arrati dhe kanë humbur të gjitha gjurmët.

Të këshilluara

Ulen ndjeshëm temperaturat në mëngjes

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të sjellin gjatë paradites në Shqipëri dominim të kthjellimeve në zonat bregdetare dhe të ulëta, ndërsa në zonat malore do ...

07:52

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI