Flash

Juventus nuk rinovon edhe me Bernardeschi: më shumë se 100 milionë euro të humbura në një vit

Lapsi.al 19 May 2022
Juventus nuk rinovon edhe me Bernardeschi: më shumë se 100

Pas Paulo Dybalas, një tjetër lojtar do të largohet nga Juventus me parametër zero: Federico Bernardeschi dhe klubi bardhezi kanë vendosur me marrëveshje të përbashkët të mos e vazhdojnë kontratën që skadon më 30 qershor, pa hyrë në një negociatë të vërtetë. Lojtari kërkonte të njëjtën pagë prej 4 milionë eurosh të marra deri më tani, një kërkesë e cilësuar shumë e shtrenjtë nga drejtuesit, e cila tashmë ka lëvizur në kohë, duke kontaktuar me dy parametra të tjerë zero, Angel Di Maria dhe Ivan Perisic.

Pas pesë vitesh, me marrëveshje të ndërsjellë, palët kanë marrë vendimin që të mos vazhdojnë bashkë dhe të ndjekin dy rrugë të ndryshme. Një vendim që ishte në ajër, i konfirmuar nga interesimi i Juves për dy anësorë me moshë më të madhe por më të besueshëm si Di Maria dhe Perisic. Me konfirmimin e Cuadrados, rikuperimin e Chiesa dhe ardhjen e mundshme të dy të tjerëve, Allegri mund të jetë i qetë në repartin e jashtëm për 4-3-3 që duhet të jetë në gjendje të ekzaltojë karakteristikat e Vlahovicit.

Në 2017, Juventus bëri të pamundurën për të marrë Bernardeschi nga Fiorentina për 40 milionë euro plus bonus. Vendimi për të mos rinovuar e për të përfituar nga shitja është se përvec cmimit që ka pësuar rënie, bardhezinjtë duhet të paguanin 10% të cmimit të transferimit të ardhshëm të lojtarit te Viola, deri në një maksimumi prej 5 milionë euro. Bernardeschi nuk u ngjit kurrë në pritshmëritë dhe kjo shumë është e hedhur dëm nga bardhezinjtë, që qajnë gjithashtu mefshtësinë e treguar për të shituar Dybala sezonin e kaluar, kur sulmuesi kërkohej nga Manchester United afërsisht 10 milionë euro. Argjentinasi mbërriti në Torino në 2015 për 32 milionë euro plus bonuese nga Palermo dhe në vite e ka shpërblyer investimin e bardhezinjve, por që nëse kujtojnë mundësinë e shpenzuar një vit më parë, duhet të ndihen keq...

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI