Flash

Kultivonte drogë në oborrin e banesës së tij në Delvinë, arrestohet 54-vjeçari 

Lapsi.al 19 May 2022
Kultivonte drogë në oborrin e banesës së tij në

54-vjeçari Hektor Hakarepi nga Delvina ka përfunduar në prangat e policisë pasi akuzohet për kultivim droge. Arrestimi i tij u bë pasi në oborrin e banesës së tij ai kishte kultivuar drogë.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Delvinë, gjatë kontrollit në fshatin Bamatat, Delvinë, përmes përdorimit edhe të dronëve, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Bamatati”, në kuadër të të cilit është evidentuar e goditur një rast i kultivimit të bimëve narkotike, si dhe është arrestuar në flagrancë shtetasi:

-Hektor Hakarepi, 54 vjeç, banues në fshatin Bamatat, Delvinë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Gjatë kontrollit në oborrin e banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi bimësh të dyshuara narkotike cannabis sattiva.", njofton policia. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Ulen ndjeshëm temperaturat në mëngjes

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të sjellin gjatë paradites në Shqipëri dominim të kthjellimeve në zonat bregdetare dhe të ulëta, ndërsa në zonat malore do ...

07:52

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI