Flash

MPJD: Tetë të lënduar nga aksidenti në Austri

Lapsi.al 19 May 2022
MPJD: Tetë të lënduar nga aksidenti në Austri

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës tha se tetë persona kanë marrë ndihmë mjekësore në Salzburg të Austrisë, pas aksidentimit të një autobusi me targa të Kosovës. Në njoftim thuhet se shtatë persona janë liruar nga spitali, ndërkaq një po vazhdon trajtimin mjekësor.

"Deri në këtë fazë mund të konfirmojmë se nuk ka asnjë viktimë, dhe shtatë nga tetë personat që kanë pësuar lëndime, janë trajtuar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. MPJD do t'ju mbajë të përditësuar në vazhdimësi për rastin", thuhet në njoftim.

MPJD tha po ashtu se ambasadori i Kosovës në Austri, Lulzim Pllana, ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke ofruar mbështetjen e ambasadës së Kosovës për të gjithë të lënduarit dhe familjet e tyre. Mediat në Austri raportuan se në orën 03:00 të së enjtes, një autobus me targa të Kosovës u aksidentua në një autostradë pranë Eugendorfit në Austri.  Autobusi me rreth 25 pasagjerë, me gjasë, është përplasur në mbrojtësen prej betoni të autostradës, por shkaqet e aksidentit ende janë të paqarta, kishte thënë zëdhënësi i policisë, Hans Wolfgruber.

Të këshilluara

OKB: Kriza ushqimore mund të zgjasë me vite

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres ka paralajmëruar se mungesat ushqimore të nxitura nga lufta në Ukrainë mund të shkaktojnë “kequshqyerje dhe ...

08:26

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI