Flash

Berisha i premton regjizorit Budina: Teatri Kombëtar do të ngrihet siç ishte

Lapsi.al 20 May 2022
Berisha i premton regjizorit Budina: Teatri Kombëtar do të ngrihet

Dy vite pas shembjes së Teatrit Kombëtar, regjisori Edmond Budina tha se i vetmi që mund ta rindërtojë Teatrin Kombëtar është Sali Berisha.

“Alternativa e vetme për të rrëzuar këtë pushtet mafioz është Sali Berisha. I vetmi që mund të sjellë një ndryshim në Shqipëri dhe mund të ndërtojë Teatrin Kombëtar. Kërkesa jonë është të ndërtohet Teatri aty ku ishte, ashtu siç ishte. Duhet një dorë e fortë me protesta, me një opozitë aktive, Berisha po e bën mirë punën e tij,” tha Budina.

Ndërkohë Sali Berisha, iu përgjigj Budinës në konferencën e përjavshme për mediat.

Berisha e vlerësoi Budinën për rezistencën e tij, ndërsa theksoi se Teatri Kombëtar do ngrihet siç ishte.

“Teatri Kombëtar do të ndërtohet një për një, siç ka qenë projekti, me të njëjtin material, me të njëjtën fortë, me të njëjtën arkitekturë, aty ku ka qenë. Ajo ishte një ndërtesë dinjitoze, një dëshmi e një akti hajdutërie të paimagjinueshëm.

Ky vend, ky shtet i kapur bëri ligjin Fusha, bëri gjithçka duke dëshmuar se sa të shpëlarë në rrafshin kulturor janë këta drejtues. I shkatërruan vendit dhe kombit një thesar. Por siç janë informuar, materialet e ndërtimit kanë qenë shumë të mira, prodhohen edhe sot. Projekti ekziston dhe teatri do ngrihet siç ka qenë,” tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI