Flash

Gjenden eshtra njeriu në Lushnje

Lapsi.al 21 May 2022
Gjenden eshtra njeriu në Lushnje

Eshtra njeriu janë konstatuar në Lushnje. Burime nga policia bëjnë me dije se A. H., 55 vjeç, duke punuar në tokat e tij, në fshatin Ardenicë ka gjetur pjesë kockash si ato të eshtrave të njeriut.

Sipas “bluve” eshtrat i përkasin një periudhe të hershme. Sakaq, mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme laboratorike.

“Në fshatin Ardenicë, Lushnjë, shtetasi A. H., 55 vjeç, duke punuar në tokat e tij, ka gjetur pjesë kockash si ato të eshtrave të njeriut, të cilat i përkasin një periudhe të hershme. Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme laboratorike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

Arrestohen 9 persona në Fier

Nëntë persona janë arrestuar gjatë orëve të fundit në Fier. Burime nga policia bëjnë me dije se të arrestuarit akuzohen për vepra të ndryshme penale, ndërsa dy ...

09:25

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI