Flash

Pogba kthehet në "shtëpi": akordi fare pranë me Juventus

Lapsi.al 21 May 2022
Pogba kthehet në "shtëpi": akordi fare pranë me

Këtë herë është e vërtetë: Paul Pogba është shumë afër rikthimit te Juventus. “Gazzetta dello Sport” shkruan se mesfushori francez i ka thënë 'po' propozimit të Juventusit, duke e preferuar atë ndaj ofertës shumë më të lartë të PSG-së dhe duke hequr dorë nga një pjesë e parave që do të kishte fituar në Paris vetëm për t'u rikthyer në Torino. Në veçanti, Oktapodi ka rënë dakord për një kontratë trevjeçare prej 7.5 milionë euro, e pasuruar me bonuse që mund ta çojnë atë të arrijë në 10 milionë në vit. Jo saktësisht shuma e vënë në pjatë nga parisienët, që ishte 14 milionë euro, por gjithsesi një pagë shumë e rëndësishme.

Marrëveshja nuk është mbyllur ende, por bëhet fjalë vetëm për limimin e disa detajeve për të arritur në akordin e shumëpritur. Çështja mund të zgjidhet deri në fund të muajit, pas së cilës mbetet vetëm të pritet rikthimi zyrtar i Paul Pogba në Torino. Francezi do të ishte përforcimi i parë i madh i Juventusit të ri, qendra e projektit të ri bardhezi dhe mbi të gjitha njeriu rreth të cilit Max Allegri do të rindërtonte një mesfushë shumë zhgënjyese në dy sezonet e fundit.

Në idenë e trajnerit toskan, Pogba do të vepronte si mesfushor gjysëm anësor, me Locatellin përpara mbrojtjes dhe ndoshta Rabiot në anën tjetër. Pasi të jetë fiksuar mesfusha, do të mendohet për kompletimin e reparteve të tjera. Acerbi në fakt do të zëvendësojë Chiellinin - me Ruganin te Lazio -, për sulmin, ndërkohë, në krahun e djathtë pritet drita jeshile nga Angel Di Maria, me problemet e njohura për kohëzgjatjen e kontratës. Rruga që të çon te Ivan Perisic është më e vështirë. Në orët e fundit, Interi në fakt është përpjekur të ngrejë ofertën për të bindur kroatin të rinovojë. Dueli nuk ka përfunduar, por zikaltrit janë në epërsi për momentin, pa lënë pas dore mundësinë që Perisic të zgjedhë përfundimisht Premier League.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI