Flash

Stadiumi i ri dhe "earn out": ja arsyet për të cilat Elliott braktisi IvestCorp për të zgjedhur Red Bird

Lapsi.al 21 May 2022
Stadiumi i ri dhe "earn out": ja arsyet për të cilat Elliott

Në dritën e disa pyetjeve që mbeten ende pa përgjigje, që kanë të bëjnë për shembull me metodën e blerjes, e sigurtë është se Milani do të kalojë, përveç kthesave të bujshme të situatës, në duart e Red Bird. Por cfarë ndodhi që u kalua nga ekskluziviteti i InvestCorp në blitzin "fitues" të fondit të menaxhuar nga Gerry Cardinale? Në qendër të gjithçkaje, ka qenë dhe është projekti i stadiumit. Elliott e kishte pyetur InvestCorp nëse ai mund të qëndronte në marrëveshje duke mbajtur një pakicë të aksioneve në klub. Alardhi, numri një i fondit arab, ishte i idesë që të bënte gjithçka vetë, duke mbetur pronari i vetëm i Milanit të ri. Në këtë pikë erdhi edhe ngadalësimi i parë, i rëndësishëm, i transferimit të pronësisë, që u pasua nga përfshirja e Red Bird në negociata.

Jo vetëm stadiumi, megjithatë, edhe pse çështja u konsiderua me rëndësi jetike. Ajo që peshon mbi shitjen tashmë të afërt te Red Bird - në ditët në vijim do të bëhet përshpejtimi vendimtar që duhet të çojë në nënshkrimin ndoshta deri në fund të muajit - është gjithashtu klauzola e "earn out", domethënë, përfshirja e një pjesë të variablit të çmimit të blerjes, e cila, me arritjen e objektivave të caktuara në një kohë të paracaktuar, do të rriste shumën për t'i paguar Elliott nga një miliard e 300 milionë aktualë, në 1.8 miliardë.

Red Bird, në fakt, ka pranuar të gjitha kërkesat e Elliott në të gjitha aspektet, duke projektuar ndër të tjera, si dëshironte Singer, shndërrimin e klubit në një kompani mediatike të aftë për të rritur të ardhurat. Prandaj, përparimi i bisedimeve fillimisht e nervozoi InvestCorp dhe më pas e bindi fondin e Bahrain të hiqte dorë të paktën për momentin në pritje të ngjarjeve. Për tu kuptuar: për momentin grupi arab është larguar nga tryeza e bisedimeve. E nëse, më pas, për ndonjë arsye dështon kalimi i pronësisë nga Elliott te Red Bird, nuk përjashtohet që ata të mund të provojnë një sulm të ri.

Pjesëmarrja e Elliott në shoqërinë e re garanton vazhdimësinë e nevojshme për të mos pasur nevojë të mbyllet me nxitim. Merkato do të menaxhohet nga drejtuesit aktualë nën vëzhgimin e Singer. Mund të mos jetë tregu faraonik që projektonin arabët, por në çdo rast do të jetë një seancë e rëndësishme, me blerjet tashmë të përgatitura për t'u zyrtarizuar: Origi, Botman dhe Renato Sanches. Padyshim që do të nisin sërish edhe rinovimet, para së gjithash ajo e Rafael Leaos. Çështja është delikate dhe nuk do të jetë aspak e thjeshtë: do të jetë në dorën e Red Bird të tregojë se ka forcën për të mbajtur portugezin, duke i paraqitur një projekt fitues dhe afatgjatë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI