Flash

Mbappé i thotë jo Realit, me PSG deri në 2025: "Parisi është shtëpia ime"

Lapsi.al 21 May 2022
Mbappé i thotë jo Realit, me PSG deri në 2025: "Parisi
Ka përfunduar telenovela Kylian Mbappé. Sulmuesi mori vendimin e tij duke refuzuar njëherë e mirë interesimin e Real Madrid dhe nënshkroi rinovimin e kontratës me Paris Saint Germain deri në vitin 2025. Njoftimi erdhi para ndeshjes së kampionatit me Metz, që mbyll sezonin e parisienëve. “Jam krenar t'ju jap një lajm të mirë: Kylian Mbappé ka nënshkruar me Paris Saint-Germain deri në qershor 2025”, tha presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi. “Jam shumë i lumtur që vazhdoj aventurën time te PSG – tha sulmuesi francez – Parisi është shtëpia ime. Shpresoj të vazhdoj të bëj atë që preferoj, duke fituar tituj”. Sipas Marca-s, kampioni francez ka biseduar me Florentino Perez duke i komunikuar atë që, sipas fjalëve të stafit të tij, ishte “vendimi më i vështirë i jetës së tij”. Fati i Mauricio Pochettinos dhe Leonardo është i ndryshëm: trajneri dhe drejtori sportiv duhet t'i thonë lamtumirë Parisit. Sipas mediave spanjolle, Mbappe kishte një marrëveshje verbale prej disa kohësh me Blancos, e cila ishte përcaktuar në detaje javët e fundit: marrëveshja parashikonte një bonus prej 130 milionë eurosh për nënshkrimin, një pagë 40 milionë euro në sezon dhe kontroll total i të drejtave të tij të imazhit. “Faleminderit, por do të qëndroj te PSG, një skuadër për të cilën kam bërë tifo që fëmijë. Shpresoj të më kuptoni” janë fjalët që Mbappe i ka thënë Perezit, me presidentin e Blancos që i është përgjigjur: "Më vjen keq për atë që ndodhi ditët e fundit, të thyen ëndrrën që kishe që në fëmijëri. Të uroj më të mirat." Oferta e re e klubit francez, rreth 50 milionë euro në sezon plus 300 milionë bonuse nënshkrimi, u bashkua me presionin politik (të cilave i referohej Perez me "çfarë ndodhi") që kanë ardhur si nga Katari ashtu edhe nga Franca. Për më tepër, parisienët kishin garantuar “carte blanche” të sulmuesit në projektin sportiv, me mundësinë për të ndikuar ndjeshëm në zgjedhjen e trajnerit të ardhshëm dhe madje edhe të shokëve të skuadrës, duke i siguruar atij një organikë me të gjitha kredencialet për të fituar Ligën e Kampionëve. Mbappé për këtë arsye ka nënshkruar një kontratë trevjeçare dhe do të qëndrojë në kryeqytetin francez. IKËN POCHETTINO E LEONARDO PSG do të rifillojë nga Mbappé, por jo me Pochettinon dhe Leonardon, të cilët, sipas Le Parisien, do të largohen nga klubi. Sa i përket rolit të drejtorit sportiv, duhet të mbërrijë Luis Campos, ish-drejtori i Lille. Çështja e pankinës është më e ndërlikuar: favorit mbetet Zinedine Zidane, por ka disa emra në garë, duke përfshirë Antonio Conte - në rast lamtumire me Tottenham - dhe Thiago Motta gjithashtu.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI