Flash

Berisha voton për kryetarin e ri të PD: Nuk ka vendim gjykate që na ndal

Lapsi.al 22 May 2022
Berisha voton për kryetarin e ri të PD: Nuk ka vendim gjykate që

Ish-kryeministri Sali Berisha votoi për kreun e ri të PD-së ku në garë është ai vetë dhe Ibsen Elezi. I pyetur nëse i druhet vendimit të Gjykatës së Apelit se mund t’i ndryshojë gjërat, Berisha tha se nuk ka vendim që mund t’a ndalë.

“Nuk ka vendim që mund të ndalë këtë mision historik të demokratëve shqiptarë”, - deklaroi Berisha.

Berisha foli edhe për procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës të cilin e cilësoi mafioz dhe antikushtetues.

“...është një proces që zhvillohet paralel nga një proces i mirëfilltë mafioz, antikushtetues, ai i zgjedhjes së Presidentit të Republikës.

Është mafioz dhe antikushtetues sepse bazohet mbi grabitjen dhe dhunimin masiv të vullnetit të lirë dhe votës së lirë të shqiptarëve dhe kolaboracionizmit e shpifur të Edi Ramës me kallp opozitë apo pseudo opozitë”, - deklaroi Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Plagoset me thikë një person në Sarandë

Plagoset me thikë një person në Sarandë. Policia zbardh detaje për ngjarjen për mes një njoftimi. Sarandë/Informacion paraprak Më datë 21.05.022, në lagje...

20:06

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI