Flash

Zjarr në Krujë

Një zjarr ka përfshirë një magazinë me bazë ushqimore për bagëtitë në fshatin Larushk të Krujës pas...

19:31

Video/ Milan kampion, titulli i 19 me tris golash: Inter përgjigjet, por kampionati është i kushërinjve

Lapsi.al 22 May 2022
Video/ Milan kampion, titulli i 19 me tris golash: Inter përgjigjet, por

Milani fiton kampionatin e Serie A 2021/22 dhe është kampion i Italisë për herë të 19-të në historinë e tij. Kuqezinjtë, të cilëve u nevojitej vetëm një pikë për të siguruar titullin, asfaltuan 0-3 një Sassuolo në fakt asnjëherë në ndeshje, duke e drejtuar sfidën që në pjesën e parë me një dygolësh të Giroud (17 'dhe 32') dhe një gol të Kessie (36'), të tre në asiste të Leaos. Në pjesën e dytë, skuadra e Piolit administroi rezultatin dhe në bilbilin e trefishtë të Doverit shpërtheu festa.

Pritja ka mbaruar. Pas 11 vitesh vuajtje, revolucione, ndërrime pronësie dhe vetëm një trofe të fituar, Superkupën e Italisë në 2016, Milani është rikthyer në çatinë e Italisë. Në Reggio Emilia, kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje praktikisht perfekte, duke luajtur pa asnjë lloj ankthi dhe duke asgjësuar një skuadër, duhet thënë, aspak në lojë. Rrugëtimi që nisi në tetor të 2019-ës me Piolin, kurorëzohet pra me titullin që e priste e gjithë Milano kuqezi dhe që përfaqëson të parin në karrierën e trajnerit parmixhian.

Në javën e fundit të Serie A, Interi mposhti 3-0 Sampdorian, por pas vetëm një viti iu desh të shkulnin titullin nga gjoksi, për ta dorëzuar te kushërinjtë e Milanit. Ndeshje me një kah në San Siros, që u zhbllokua nga një diagonale e Perisic në minutën e 49-të, pas një serie pritjesh të Auderos ndaj Correas, Lautaro Martinez dhe Barellas. Midis minutave 55 'dhe 57' erdhi dygolëshi i Correas që vulosi rezultatin. Sezoni i parë i Inzaghit te zikaltrit përfundoi me vendin e dytë në kampionat dhe dy trofe: atë të Superkupës së Italisë dhe Kupës së Italisë.

Napoli përfundoi kampionatin me një fitore 3-0 ndaj Spezias e sigurt për qendrimin në Serie A. Në Picco, të kaltrit e Spallettit festuan vendin e tretë, duke shënuar të gjithë golat në pjesën e parë. Sfida u zhbllokua në minutën e 4' nga një veprim personal i Politanos, i cili gjeti këndin e pambuluar nga hyrja e zonës. Pas një ndërprerje prej rreth një çerek ore për shkak të përplasjeve në tribuna të tifozerive, Napoli u kthye të bënte diferencën duke gjetur dyfishimin në minutën e 25-të me Zielinski dhe trisin me Demme në minutën e 36-të.

Serie A Italy

Spezia 0-3 Napoli

Sassuolo 0-3 AC Milan

Inter 3-0 Sampdoria

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI