Flash

Zgjedhjet në PD / Berisha fitoi, por nuk bashkoi

Lapsi.al 22 May 2022
Zgjedhjet në PD / Berisha fitoi, por nuk bashkoi
Pothuajse në të njëjtën kohë që në media u shpërnda fotoja e Sali Berishëes me bashkëshorten, teksa votonin për kryetarin e ri të PD-së, një paparazz anonim kishte fiksuar në celular kundërshtarin e tij direkt Enkelejd Alibeaj, duke u nderur në shezlong në plazhet e jugut. Këto dy imazhe krejt paradoksale janë simboli më i spikatur i asaj që po ndodh me partinë më të madhe të opozitës. Sali Berisha u bë këtë të dielë kryetar, me mbi 40 mijë vota, por fitorja e tij i ngjan asaj të Piros. Një pjesë e madhe demokratësh nuk morën pjesë në këtë farsë ku njëra palë vetë garoi, vetë numëroi dhe vetë shpalli. Të gjithë kundërshtarët nuk e njohin këtë konkurim ndërsa mbi 30 deputetë as nuk morën mundimin për të votuar. Në krahasim me dy sfidat e mëdha që ndërmori Berisha, në 11 dhejtor dhe 6 mars, kur beteja ishte dhëmb për dhëmb me Bashën dhe njerëzit e tij, kjo e 22 majit i ngjante një karikature. Lexo me tej:

Berisha flet si kryetar i PD-së: U krye! …dhe kurrë mos thoni kurrë!

Ndonëse mediat mbështetëse të doktorit i lajmëronin rezultatet me solemnitet, shpallja e votave që kishte marrë Ibsen Elezi, diku 10 e diku 12 e bënte gjithçka qesharake. Gara e "rivalit" u kuptua sa serioze ishte që ditën kur ai doli para kamerave për të thënë se konferenca e paralajmëruar e shtypit anullohej për mungesë pjesmarrjeje. Që aty u pa se çfarë do të qe kjo e dielë. Të gjithë kundërshtarët e Sali Berishës, si ata të mbështetur nga Rama, si ata të frikësuar nga Yuri Kim, ndonëse nuk arritën ta zbrapsin Berishën dhe të pengojnë të vërtetojë se ka shumicën në PD, ia arritën që të delegjitimojnë rizgjedhjen e tij në krye të partisë. Me një garë pa konkurim, të bojkotuar nga pjesa më e madhe e deputetëe liderit historik i mbeti aurelola e fitimtarit që nuk bashkon dot. Pas këtij 22 maji ndonëse triumfoi, Berisha dështoi në tre shtyllat e platformës së tij. PD nuk është as më e fortë, as më e bashkuar, as më e hapur. Ai vërtet ua përplasi në fytyrë të gjithë kundërshtarëve dhe diplomatëve, që donin ta përjashtonin nga partia që themeloi dhe udhëhoqi për më shumë se dy dekada, por ama, ky triumf nuk jep asnjë garanci se ai mund ti prijë një fronti unik kundër regjimit rilindas.

Gara për kreun e PD-së, zbulohet pjesëmarrja në votime

Kjo e dielë e instaloi atë në selinë e PD-së. Ajo sanksionoi se këtej e tutje janë të kota intrigat meskine me gjykata, për të prodhuar një parti fallco me vulë dhe sigël të pushtetit. Tani në krye të PD është dhe "de jure" dhe "de facto", ai që ka mbështetjen reale. Dhe kjo për Sali Berishën nuk është një fitore e vogël, kur dihet se ai kishte mbi shpinë "non grata-n", përballë makinerinë e pushtetit dhe pas shpine Bashën dhe shpurën e tij. Por fakti që ai nuk diti të mbledhë rreth vetes ata që e braktisën Bashën, por nuk pranuan të reshtohen pas tij, është një goditje e madhe për opozitën. Kjo përçarje do i japë gjatë gjithë kohës mundësinë mazhorancës të bëjë diversion, për të mos folur pastaj, më tej, për mundësinë e ndonjë skenari bashkimi votash si në parlamentin e shkuar, të asaj përmase që ia dhurojnë rilindjes pushtetin në tavolinë. Prandaj në këtë 22 maj Berisha fitoi më shumë për vete sesa për masën opozitare. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI