Flash

"A jepet Koloseu me PPP?"/ Shoqëria civile në protestë: Do mbrojmë me forcë parkun e Butrintit

Lapsi.al 23 May 2022
"A jepet Koloseu me PPP?"/ Shoqëria civile në protestë:

Përballë Kuvendit po zhvillohet një protestë kundër projektligjit për Parkun e Butrintit. Teksa brenda në seancë plenare po diskutohet ky projekt ligj, qytetarët dhe shoqëria civile ka dalë në protestë para Kuvendit, duke kërkuar që të anulohet. Ata kërkojnë të shtyjnë diskutimin e pr/ligjit “për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e parkut kombëtar të butrintit, ndërmjet ministrisë së kulturës dhe fondacionit për menaxhimin e Butrintit.

“Duhej të ishte bërë dëgjesë publike. Nesër në orën 11:00 mblidhet Akademia. Aleanca e Mbrojtjes së Butrintit ende nuk ka dalë me një rezolutë për tia drejtuar parlamentit që të ndalë këtë pr/ligj” tha Sazan Guri.

Për menaxhimin e Parkut të Butrintit, Ministria e Kulturës dhe Fondacioni Shqiptaro Amerikan (AADF) themeluan Fondacionin për menaxhimin e parkut kombëtar të Butrintit, një akord që ka afat 10-vjeçar dhe me të drejtë rinovimi. Fondacionit i kalon e drejta e shfrytëzimit dhe përdorimit, por jo pronësia. Në projektligj shkruhet se fondacioni detyrohet të respektojë klasifikimin si pasuri kulturore, por mund të kryejë ndërhyrje ruajtëse dhe mbrojtëse. Ndërsa tarifat për hyrjen e publikut do jetë nga 7 deri në 11 dollarë për të gjithë kohëzgjatjen e marrëveshjes.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI