Flash

Dendias takohet me Xhaçkën: Sa më shpejt të nisë aborgimi i ligjit të luftës

Lapsi.al 23 May 2022
Dendias takohet me Xhaçkën: Sa më shpejt të nisë

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka takuar homologen shqiptare Olta Xhaçka këtë paradite. Dendias tha se çështje të tilla si 'delimitimi i kufijve detarë janë tregues i qartë i gjetjes së gjuhës së përbashkët të mirëkuptimit midis dy vendeve. Po ashtu, ai përmendi edhe problematikën e ligjit të luftës, duke e parë të nevojshme aborgimin e tij. Në këto nota, qëndroi edhe ministrja Xhaçka që tha se mes homologëve u diskutua mbi aborgimin e ligjit, por edhe mbi çështjen e pronave çame.

"Tirana është stacioni im i parë në turin tim të Ballkanit Perëndimor. Unë shoh se do të kemi edhe një takim me kryeministrin Edi Rama. Kam gëzim që jam këtu dhe të njoftoj vendimin tonë për përcjelljen e delimitimit të çështjes për zonat detare dhe shelfit kontinental në Hagë. Përmbushja e kësaj procedura ka shumë rëndësi dhe duam ta zgjidhim këtë të drejtë ndërkombëtare. Përtej rëndësisë që ka për dy vendet tona, dërgohet edhe një mesazh i qartë për vendet e tjera që kjo është mënyra e duhur për të zgjidhur këto çështje. Ne do të depozitojmë sa më shpejt dokumentet në Hagë. Marrëdhëniet tona janë zhvilluar shumë mirë madje abrogimi i ligjit të luftës është diçka që duhet të shkëputemi dhe të përmbyllet sa më shpejt.", tha Dendias. 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI