Flash

FOTO/ Pioli e bën titullin tatuazh: tekniku i Milanit në delir

Lapsi.al 23 May 2022
FOTO/ Pioli e bën titullin tatuazh: tekniku i Milanit në delir

Një kampionat i pashlyeshëm! Jo vetëm në memorie. Stefano Pioli, i sapo kurorëzuar kampion i Italisë, ka vendosur ta përjetësojë në një tatuazh stemën tringjyrëshe me numrin 19. Trajneri i Milanit, duke patur parasysh festën e pasdites, vizitoi Spektrum Tattoo dhe, në krahun e tij të majtë, vizatoi simbolin e fitores. Më pas trajneri u nis për në Casa Milan për paradën e triumfit.

Pasi i grabitën medaljen e kampionit, në vërshimin e tifozëve pas fitores me Sassuolon, tekniku e ka bërë titullin tashmë të paprekshëm nga askush: "Kush thoshte se ishim më të fortë pa tifozët, nuk kuptonte asgjë": me këto fjalë Pioli ka nisur festën e Milanit, duke karikuar tifozët që kishin mbushur sheshin e selisë së klubit. Mes koreve (mes të cilëve tani i famshmi "Pioli is on fire"), parrullave e tymueseve, mijëra persona kanë festuar për Milan e trajnerin e tij.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI