Flash

"Kupën e Italisë futeni në b***ë": tallja ofenduese e lojtarëve të Milan ndaj Interit hap hetimin e Figc

Lapsi.al 23 May 2022
"Kupën e Italisë futeni në b***ë": tallja

Prokuroria e Federatës së Futbollit Italian ka hapur një hetim "për dyshime për shkelje të nenit 4 të Kodit të Drejtësisë Sportive" (që kërkon respektimin e parimeve të drejtësisë dhe besnikërisë, ed) për banderolën e vendosur nga lojtarët e Milanit gjatë festimit të fitores së titullit. Gjatë udhëtimit të autobusëve të hapur drejt qendrës së Milanos, u shfaq mesazhi "Kupën e Italisë futeni në b***ë..", një tallje ndaj Interit, që kujton atë të vitit 2007 kur Ambrosini kishte mbajtur në dorë një pankartë ku shkruhej “Titullin futeni në b***ë” (zikaltrit kishin fituar kampionatin, kuqezinjtë Champions).

Banderola, me shumë gjasa, ka arritur në duart e lojtarëve përmes tifozëve, është mbajtur nga Maignan dhe Krunic. Derbi ka vazhduar edhe pak minuta më vonë kur Rebiç ka mbajtur një pankartë ku tallte Inzaghin me fjalët “Spiaze”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI