Flash

Lia e majmunëve/ Agjencia e sigurisë shëndetësore britanike: Kontaktet të izolohen për 21 ditë

Lapsi.al 23 May 2022
Lia e majmunëve/ Agjencia e sigurisë shëndetësore britanike:

Të gjithë personat që janë në rrezik të lartë për t'u infektuar nga lia e majmunëve duhet të izolohen për 21 ditë. Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar ka deklaruar se një këshillë e tillë vlen për këdo që ka patur kontakt të drejtpërdrejtë apo familjar me dikë të infektuar. Personat këshillohen të japin të dhënat e tyre për gjurmimin e kontakteve, të shmangin udhëtimet dhe kontaktin me të sëmurët kronikë, gratë shtatëzëna dhe fëmijët nën 12 vjeç. Mbretëria e Bashkuar ka konfirmuar deri tani 20 raste. Ndërsa në Europë, SHBA, Kanada, Izrael dhe Australi janë shënuar 80 raste.

Lia e majmunëve është një infeksion viral, më i zakonshëm në pjesët e largëta të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore. Sëmundja, e gjetur fillimisht te majmunët, nuk ka tendencë të përhapet lehtësisht midis njerëzve, por mund të transmetohet përmes kontaktit të ngushtë fizik, duke përfshirë marrëdhëniet seksuale.

Të këshilluara

OBSH: Bota po përballet me sfida të frikshme

Bota po përballet me sfida “të frikshme” përfshirë pandeminë e koronavirusit, luftën në Ukrainë dhe linë e majmunëve, ka thënë shefi i Organizatës Botërore të S...

09:00

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI