Flash

Nga finalja e Conference League, te Kumbulla e Broja: Duka flet për Corriere dello Sport

Lapsi.al 23 May 2022
Nga finalja e Conference League, te Kumbulla e Broja: Duka flet për

I pari mbërriti trofeu i UEFA Conference League, pastaj tifozët dhe autobusi i Romës, ndërsa priten tashmë të mbërrijnë në Tiranë edhe dy skuadrat finaliste Roma e Feyenoord. E gjithë atmosfera festive dhe e ethshme gjithashtu, ka bërë që emocioni i shqiptarëve të rritet. E kështu, përpara këtij eventi historik për Shqipërinë dhe kryeqytetin shqiptar, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, është intervistuar nga gazeta prestigjioze italiane “Corriere dello Sport”, ku është shprehur se pritja e një finaleje të UEFA-s në vendin tonë është një rezultat i shkëlqyer përsa i përket imazhit të Shqipërisë.

Numri 1 i futbollit në vend, pasi ka folur për detajet e finales së Tiranës, është ndalur edhe te elementët e kombëtares, Broja e Kumbulla, për këtë të fundit, duke sugjeruar madje se "duhet ta luajë finalen".

– President, si është atmosfera në qytetin e Tiranës për finalen?

– Ne të gjithë jemi vërtetë të emocionuar. Kjo ndeshje për ne ka nisur që para një viti, me inspektimet e ekspertëve të UEFA-s. E gjithë Shqipëria do të ketë mundësinë të përfitojë nga pritja e një eventi të këtij niveli.

– Si arritët të bindnit UEFA-n që t’ju japë finalen?

– Ne kishim tentuar më parë të merrnim organizimin e Superkupës së Evropës. Në përpjekjen e dytë ia dolëm mbanë.

– Megjithatë, stadiumi është i vogël. Ka pasur pakënaqësi nga tifozët…

– E vërtetë, është i vogël, por është një xhevahir i vërtetë. Edhe përfaqësuesit e klubit të Romës, kur erdhën për ta vizituar u befasuan nga ambientet që të ofron ky impiant. Fatkeqësisht nuk do të ketë vend për të gjithë.

– Duket se një problem tjetër është rritja e çmimeve të hoteleve dhe apartamenteve me qira, me anulime që bëhen me qëllimin për të fituar sa më shumë para.

– Kjo historia e anulimeve të rezervimeve mua më duket si një legjendë urbane. Nga ana tjetër, për çmimet e kuptoj: nëse shkon në Paris për finalen e Champions League ose në Milano për panairet, ndodh e njëjta gjë.

– UEFA ka shpërndarë shumicën e biletave të finales për publikun shqiptar.

– Në fakt ky është një avantazh për Romën, sepse shumë shqiptarë kanë blerë bileta për miqtë e tyre italianë.

– Pra, edhe ju do të bëni tifo për Romën apo jo?

– Sigurisht. Madje, që nga fillimi i edicionit të UEFA Conferenca League. Shpresoj të jetë klubi italian që të fitojë trofeun, ndonëse finalet nuk janë kurrë të parashikueshme. Mjafton të shikojmë se çfarë ndodhi në finalen e Europa League, Eintracht-Rangers. Por Murinjo ka lojtarin më të fortë.

– Cilin?

– Kumbullën, sigurisht. Shpresoj që ai të luajë në këtë finale, është një nga shtyllat e Kombëtares sonë.

– Të ndalemi pak te futbolli shqiptar, cila është arsyeja që prej dhjetë vitesh keni zgjedhur vetëm trajnerë italianë për Kombëtaren?

– Sepse janë të disiplinuar, shumë të përgatitur në aspektin taktik dhe e njohin mirë mentalitetin tonë. Me ta gjithashtu nuk kemi as problemin e gjuhës.

– Pra, do të vazhdoni përpara me Edi Rejën?

– Sigurisht. Ai ka besimin tonë. Është për të ardhur keq nuk u kualifikuam për shumë pak në play-off-in e Kupës së Botës: na penalizoi ajo humbje ndaj Polonisë.

– Në Itali ka një grup të madh futbollistësh shqiptarë që duket se kanë një perspektivë të mirë.

– Tashmë po, por nuk më habit kjo. Në vendin tuaj janë 130 mijë shqiptarë që luajnë futboll, një shifër e ngjashme me ata që luajnë këtu në Shqipëri.

– A ka ndonjë talent shqiptar që pret të shpërthejë?

– Armando Broja, sulmues i Çelsit i vitlindjes 2001. Ai tashmë ka treguar aftësi të shkëlqyera në Sauthemptonin, ku është në huazim dhe tashmë po shënon edhe me kombëtaren shqiptare.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI