Flash

Nikos Dendias nis vizitën në Shqipëri, së pari ndalet në Himarë ku takon kreun e OMONIA-s

Lapsi.al 23 May 2022
Nikos Dendias nis vizitën në Shqipëri, së pari ndalet

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka nisur vizitën në Shqipëri. Takimi i parë i Dendias ishte në Himarë me kreun e Omonia-s, Fredi Beleri. Ministri ka publikuar një foto nga takimi, me të cilin thonë se ka diskutuar në lidhje me çështjet e minoritetit në Shqipëri.

Më pas, Dendias do të takohet me homologen Olta Xhaçka dhe në orën 12.00 pritet të kenë një konferencë të përbashkët për mediat. Ministri po ashtu do të ketë një takim edhe me kryeministrin Rama. Bisedimet do të fokusohen në çështje me interes dypalësh, evropian dhe rajonal, përgatitjet për Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, situatën në Ukrainë si dhe perspektivën e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI