Flash

Rama kërkon ta hedhë me batuta koncensionin e Butrintit: Fiks shprehja të kesh dy që nja ta çash e një ta mbash

Lapsi.al 23 May 2022
Rama kërkon ta hedhë me batuta koncensionin e Butrintit: Fiks shprehja

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka replikuar në Kuvend me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe deputetët e opozitës, ndërsa diskutohej “çështja” e Parkut të Butrintit.

Ai tha se kërkesa për ndryshimin e kufijve të parkut ka ardhur nga vetë UNESCO, për t6ë hequr pjest e kalbëzuara të parkut për shkak të ndërtimeve pa leje të bëra në kohën e PD-së. Rama theksoi se shpallja e Parkut Kombëtar të Butrintit si zonë e mbrojtur është një nismë e tij gjatë kohës kur ishte Ministër Kulturë.

“Parku i Butrintit është shpallur i tillë me nismën time si Ministër i Kulturës, dhe Butrinti është vënë në mbrojtje nga unë në atë kohë. Ndry6shimi i kufijve të parkut ka ardhur si rezultat i hpajes së rrugës për një valë ndërtimesh pa leje në zonën e Ksamilit. Dhe rishikimi i kufijve të Parkut të Butrintit është bërë kërkesë të UNESCO-s, në mënyrë që të hiqeshin nga zona e Parkut të gjitha ato pjesë të kalbëzuar për shkak të ndërtimërisë masive pa leje, arkitetkët e së cilës dihet kush janë në Shqipëri. Ne kemi akoma në parlament një personazh që e quante Bathorren mrekullinë e tetë të botës, dhe e ka thënë në sy të të gjithëve që është një qytet i gjithi i ndërtuar pa leje. Pavarësisht se aty njerëzit vuanin ë gjitha pasojat e ndërtimeve kurturru. Kur dilni ju dhe flisni për mbrojtjen e monumenteve të kulturës, është vërtetë që të kesh dy, një ta bash e një ta çash, dhe kur dilni ju dhe flisni për se si Fondi Shqiptaro-Amerika do të grabisë Butrintin e vetmja arsye për të dalë këtu është për t’i kërkuar ndjesë fondit, të gjithëve atyre që e kanë themeluar dhe janë angazhuar prej kaq shumë vitesh për të kontribuar pa asnjë të ardhur për qëllim fitimi, sepse i tillë është ky fondacion, dhe i tillë është legjislacioni amerikan, dhe e tillë është nisma që e ka origjinën e vet që në kohën kur bëhej fjalë për liri-demokraci. Që të fusësh dhe fondin Shqiptaro-Amerikan, me një njeri në krye që ja keni dhënë ju shtetësinë shqiptare duke e akuzuar si shqiptar këtë mund ta bëni vetëm ju”, tha Rama

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI