Flash

Gishti i mesit tifozëve të Manchester United: plasin polemikat mbi gjestin e Cavanit

Lapsi.al 24 May 2022
Gishti i mesit tifozëve të Manchester United: plasin polemikat mbi

Edinson Cavani luajti ndeshjen e tij të fundit për Manchester United, por aventura e tij me Djajtë e Kuq nuk përfundoi në mënyrën më të mirë. Uruguaiani ishte ndër titullarët e skuadrës së Ralf Rangnick në ndeshjen kundër Crystal Palace në javën e fundit të Premier League dhe sezoni i trishtë i United përfundoi me humbjen e tyre të dymbëdhjetë në kampionat.

Cavani ishte qartazi i pakënaqur kur doli nga Selhurst Park dhe situata u përkeqësua kur disa tifozë e vunë në shënjestër, ndërsa po hipte në autobusin e ekipit. Uruguaiani, i njohur si një lojtar gjithmonë korrekt, në këtë rast është kthyer dhe ka reaguar. El Matador nisi të tregojë me gisht një tifoz dhe i ngriti gishtin e mesit. Një gjest i përsëritur disa herë nga sulmuesi, që edhe kur hipi në autobus, u kthye nga tifozët dhe përsëriti veprimin. Një sjellje që ka ndezur në mënyrë të pashmangshme polemika.

Ish-sulmuesi i Napolit dhe PSG-së pritet të largohet nga Manchester United këtë verë kur t'i skadojë kontrata. Në ndeshjen e Londrës, kundër Crystal Palace, ai nuk mundi të jepte një kontribut të rëndësishëm. 35-vjeçari ka humbur një sërë shansesh të mira para portës që mund të kishin kthyer fatet e ndeshjes për Djajtë e Kuq. E ndoshta mund të jetë ky motivi që tifozët e vunë shënjestër.

Uruguajani ka shënuar vetëm dy gola në sezonin 2021-22, ndërsa një vit më parë kishte shënuar 17. Për shkak të problemeve të ndryshme fizike, sulmuesi këtë vit ka bërë vetëm 15 paraqitje në Premier League. Karriera e tij në Old Trafford, megjithatë, duket se ka përfunduar në mënyrë të shëmtuar, pas gjestit që i bëri tifozëve të tij. Tani, Edinson po kërkon një aventurë të re. Flitet për një rikthim të mundshëm të uruguaianit në Serie A, por edhe për një transferim të mundshëm në Amerikën e Jugut.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI