Flash

I ndodhi si me Barcelonën, Suarez rrëfehet: “Nuk dija asgjë, Atletico ma tha vetëm një ditë para zyrtarizimit”

Lapsi.al 24 May 2022
I ndodhi si me Barcelonën, Suarez rrëfehet: “Nuk dija
Luis Suarez foli për lamtumirën e tij me Atletico Madrid në një intervistë të gjatë në të cilën ndau disa histori interesante. Më e veçanta natyrisht është ajo që ka të bëjë me komunikimin e lamtumirës së tij, që klubi madrilen ia kishte komunikuar një ditë para zyrtarizimit. Në intervistën me El Larguero, Pistolero zbuloi disa histori pikante për të kaluarën e tij, por në veçanti për lamtumirën e tij nga Atletico Madrid. Luis Suarez, i cili përshëndeti tifozët e Atleticos me lot në ndeshjen e tij të fundit në Wanda Metropolitano, veshi fanellën e Colchoneros 82 herë, duke shënuar gjithsej 34 gola në dy vjet. Gjatë intervistës uruguajani ka rrëfyer: “Do të kisha dashur të qëndroja te Atletico Madrid, kjo po. Edhe sepse më thanë se duhej të largohesha vetëm një ditë para lamtumirës sime”. Suarez shpjegoi kështu edhe komunikimin e marrë nga klubi: “Rafa Alique (drejtor i komunikimit i Atleticos) më tha një ditë para lamtumirës se do të më largonin. Unë nuk dija asgjë. Unë jam 35 vjeç dhe po mendoja edhe për të ardhmen time. Ne patëm një takim me klubin në dhjetor, vendosëm të flisnim në shkurt dhe Alique më tha se do të më njoftonin. E unë i thashë: 'mirë, të paktën dikush nga klubi më thotë diçka'. Me sa duket edhe ai u gjend i befasuar”. Në fund, uruguaiani shprehu vendosmërinë e tij për të arritur në formën më të mirë në Katar 2022: “Dua të arrij mirë për Botërorin dhe për këtë arsye nuk do të mendoj për paratë, por për të gjetur një projekt të nivelit të përshtatshëm nga pikëpamja sportive, pra në Evropë, edhe pse marr shumë telefonata nga Meksika, Brazili dhe Argjentina”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI