Flash

"Ka punë, por nuk ka profesionistë"/ Rama: 1,500 vende të lira pune

Lapsi.al 24 May 2022
"Ka punë, por nuk ka profesionistë"/ Rama: 1,500 vende

Gjatë panairit të punës dhe aftësive profesionale, kryeministri Edi Rama tha se në vitin 2022 janë 13 mijë të punësuar më shumë se një vit më parë. Kreu i qeverisë nga Durrësi u shpreh se në 63 bizneset më të mëdha të rajonit, po ofrohen 1 500 vende pune të lira. Ai ka shtuar se në Durrës po ashtu janë të lira edhe 600 vende pune që janë në dispozicion për ata që po kërkojnë një punës.

"Jemi të angazhuar për të rritur mundësitë për trajnim, për arsim. Në mars të vitit 2022, janë 13 mijë të punësuar më shumë se sa në marsin e vitit 2021, ky është fakt, në 4 mujorin e parë të këtij viti, sot kemi një pagë mesatare të rritur me 8%. Dua tu them të gjithëve se sigurisht është një mundësi për të bërë një zgjedhje punësimit këtu në vendin tonë dhe ikjes për të kërkuar punë gjetke. Gjerat nuk janë ashtu sic duken, sepse vertet ne emigracion ka rroga të larta por ka edhe shpenzime të larta. Në fund të ditës vlera aftësive profesionale, për punë është e pazëvendësueshme. Ndaj ne e kemi rritur vëmendjen dhe mbështetjen. Kemi 2 mijë nxënës në shkolla profesionale. Duam të vazhdojmë se bashku në këtë drejtim. Sot kush dëshiron të bëjë një xhiro në infrastrukturën hoteliere të Durrësit, se ka nevojë të ethshme për krahë pune në të gjitha pozicionet, që nga kamarieret të nivelit bazik e deri të menaxherët", tha Rama.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI