Flash

Koulibaly i thotë "jo" Juventusit: vetëm një shqiptar mund t'i ndryshojë mendjen

Lapsi.al 24 May 2022
Koulibaly i thotë "jo" Juventusit: vetëm një shqiptar

Juventus provon të ndërhyjë në mes të negociatave për Koulibaly, duke shpërqendruar kështu PSG e Barcelonën, që janë të interesuar prej kohësh për qendërmbrojtësin. Bardhezinjtë kanë strategjinë e tyre dhe kanë testuar disponibilitetin e senegalezit përmes menaxherit të tij shqiptar Fali Ramadani, por rruga për të arritur në Koulibaly është e përpjetë. Lojtari ka thënë "jo", por Arrivabene insiston me Ramadanin, i vetmi që mund ta bëjë lojtarin të reflektojë.

Qendërmbrojtësi i Napolit shkon në skadencë kontrate pas një viti dhe sigurisht nuk është një mister që mbi të është interesimi i Barcelonës dhe PSG-së, ashtu si është i qartë edhe pozicionimi i klubit të De Laurentiis që sigurisht nuk mund të barazohet me pagat e propozuara nga klubet e mëdha europiane. Megjithatë, numri 1 i Napolit nuk ka ndërmend të dorëzohet për senegalezin: edhe pse me vetëm 12 muaj kontratë, vlerësimi i tij nuk është më pak se 35 milionë. Por tashmë gati 31 vjecar (ka lindur më 20 qershor 1991) Koulibaly ka marrë në konsideratë të provojë një përvojë të re: nëse do të largohej nga Napoli do të preferonte sërish një destinacion të huaj, prandaj për momentin tentativa e Juventusit nuk pati fund të mirë. Merkato, sidoqoftë, është e gjatë dhe klubi i Juventusit duhet të gjejë një zëvendësues për Chiellinin: loja sigurisht që nuk ka përfunduar ende.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI