Flash

“Më vinte në lojë, ndaj nuk durova”/ Zbardhet dëshmia e policit që vrau kolegun brenda komisariatit

Lapsi.al 24 May 2022
“Më vinte në lojë, ndaj nuk durova”/ Zbardhet

Polici Ludjan Zaimi 25 vjeç qëlloi me armë zjarri mbrëmjen e djeshme, kolegun Çaush Saliasi, 55 vjeç duke i shkaktuar vdekjen. 25-vjecari në dëshminë e tij para hetuesve ka deklaruar se me viktimën ka pasur përplasje herë pas here, dhe sipas tij 55-vjeçari e shante dhe ofendonte. Ai shton se Saliasi konsumonte shpesh alkool.

“Po bënim instruktazhin në momentin kur ndodhi ngjarja. Çaushi vijoi me përsëritjen e fjalëve dhe veprimeve fyese ndaj meje, me shau nga familja dhe ofendime te tjera, nuk durova dhe e qëllova. Jam përplasur edhe më herët me të, edhe në kohën kur kemi qenë në krye të detyrës, pasi me ofendonte shpesh. Konsumonte alkool dhe shfaqte sjellje denigruese ndaj meje dhe e kam duruar gjate gjithë kohës. Jam penduar për veprimin që kam bërë, ishte moment dobësie dhe mungese të vetëpërmbajtjes nga ana ime”, ka thëne 25-vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, brenda komisariatit nr.3 në Tiranë, ku Zaimi ka shtëna 6 herë ndaj Çaush Saliasi, tre prej plumbave e kanë kapur në trup dhe i kanë shkaktuar vdekjen. 25-vjeçari është ndaluar menjëherë pas ngjarjes.

 

 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI