Flash

Suedia rekomandon dozën e pestë të vaksinës kundër COVID-19 për disa kategori

Lapsi.al 24 May 2022
Suedia rekomandon dozën e pestë të vaksinës kundër

Suedia është duke rekomanduar dozën e pestë të vaksinës kundër koronavirusit për njerëzit që rrezikojnë të sëmurën rëndë, duke përfshirë këtu gratë shtatzëna dhe banorët mbi moshën 65-vjeçare, kanë thënë autoritetet të martën, duke shtuar që shteti “duhet të jetë i përgatitur për një rritje të numrit të infektimeve në vjeshtë dhe dimër”.

“Vaksina është mjeti ynë më i fuqishëm për të parandaluar sëmurjen e rëndë dhe vdekjet”, ka thënë ministrja suedeze për Çështje Sociale, Lena Hallengren, duke shtuar se pandemia nuk ka përfunduar.

“Në përgjithësi, rreziku i sëmurjes serioze është i vogël për njerëzit nën moshën 65-vjeçare, të cilët janë vaksinuar me tri doza, mirëpo rreziku rritet me moshën dhe ndryshon varësisht nga grupi”, ka thënë Karin Tegmark Wisell, shefe e Agjencisë suedeze për Shëndetin Publik.

Në pjesën më të madhe të pandemisë, Suedia nuk ka vendosur masa kufizuese.

Ky vend nuk ka zbatuar kurrë masa izolimi, dhe as nuk ka mbyllur bizneset, duke e lënë kujdesin në përgjegjësi individuale./REL/

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI