Flash

Video/ Dhunë e kaos në kryeqytet: policia ndjek tifozët e Romës deri te ura e 'Vasil Shantos'

Lapsi.al 24 May 2022
Video/ Dhunë e kaos në kryeqytet: policia ndjek tifozët e

Vigjilja e finales së Conference League, ashtu si edhe i frikësoheshin të gjithë, është shndërruar në një arenë konfrontimesh me policinë. Pas përplasjes së tifozëve të Feyenoord pranë godinës së RTSH, ka plasur konflikti edhe mes tifozëve të Romës dhe forcave të rendit. Pas konfrontimit të parë te ura e Drejtorisë së Policisë, forcat e rendit i kanë ndjekur agresorët deri poshtë te ura e Vasil Shantos.

 

Nga pamjet e siguruara nga Lapsi, shihet një pjesë e ultrasve kanë lëvizur në drejtim të 21 dhjetorit, ndërsa pjesa më e madhe kanë vazhduar në drejtim të stacionit të fundit të Tiranës së Re. Edhe përqendrimi i mjeteve të policisë ka qenë në atë drejtim, ndërsa tymueset janë shpërndarë edhe në hyrje të Myslim Shyrit.

[video width="480" height="848" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/05/WhatsApp-Video-2022-05-24-at-10.47.26-PM.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI