Flash

Adoleshentët garë me policinë/ Përplasen në Lushnjë me makinën e vjedhur

Lapsi.al 26 May 2022
Adoleshentët garë me policinë/ Përplasen në

Dy adoleshentë nga Lushnja janë arrestuar nga policia pas një aksidenti që ndodhi pasditen e së enjtes. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Kashtbardhë ku makina tip Benz me të cilën udhëtonin të rinjtë doli nga rruga.

Mësohet se brenda në makinë ishte edhe një invalid. Burime nga policia thanë se adoleshëntët e kishin vjedhur makinën pak ditë më parë dhe janë pikasur nga policia në zonë. Në momentin që po ndiqeshin nga 2 makina policie ata kanë shtuar gazin në përpjekje për t’u larguar.

Në një kthesë ata janë përplasur me barrierat dhe kanë përfunduar në kanal. Nga përplasja të tre personat kanë marrë dëmtime dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Policia tha se po heton rastin në fjalë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI