Flash

Analiza e Lubonjës/ Ç'ka pas heshtjes së ambasadorëve për rikthimin e Berishës

Lapsi.al 26 May 2022
Analiza e Lubonjës/ Ç'ka pas heshtjes së ambasadorëve

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja ka bërë një koment në emisionin "Open" në studion e News 24 për heshtjen e ndërkombëtarëve për zgjedhjen e Sali Berishës si kryetar të PD-së.

“Unë e shtroj problemin ndryshe. Ç’është kjo heshtje e ndërkombëtarëve kur vidhen votat, kur dalin patronazhistët, kur del kryeministri dhe bën deklarata nga më skandalozet për “mediat kazanë”, nuk po i numëroj të gjitha. Ç’është kjo heshtje e ndërkombëtarëve? Përmendet një qëndrim i konsoliduar ndaj Berishës i SHBA-ve.

Mua më duket se kemi “një qëndrim të konsoliduar” në thonjëza të ndërkombëtarëve ndaj Edi Ramës, ndaj këtij regjimi. Atëherë pyetja ngrihet, shqiptarët që duan opozitë ndaj këtij regjimi a duhet t’i konsiderojnë ndërkombëtarët pjesë e kundërshtarëve të tyre ndaj të cilëve duhet të bëjnë opozitë?

Ky servilizmi që heshtën ndërkombëtarët, kjo është një politikë e kultivuar 30 vjet në Shqipëri nga një klasë politike e cila kërkon të legjitimohet me ndërkombëtarët duke vjedhur shqiptarët, nga e cila duhet të shkëputemi.

Sali Berisha nuk është shkëputur, por një opozitë e vërtetë e dua jo si këta, por një opozitë që bashkë me Edi Ramën iu tregon dhe ndërkombëtarëve vendin e tyre, gabimet e tyre se s’po them të bëhemi antiamerikanë. Amerika, Europa kanë bërë gabime pafund gjatë këtyre 30 viteve. Ka 30 vjet dhe tani po e fillokan reformën në drejtësi, sa para u harxhuan? Kë bërë ndonjë autokritikë që këtu ishte gabim?”, - tha Lubonja.

Sipas tij marrëdhëniet e Berishës me ndërkombëtarët rregullohen kur ai të marrë mbështetjen e popullit.

“Marrëdhëniet me SHBA-të rregullohen kur merr mbështetjen e popullit shqiptar. Sa e merr, sa nuk e merr është tjetër gjë dhe i rregullon që ç’ke me të se i rregullojnë amerikanët me ty, boll të marrësh pushtetin. “Non grata” ka qenë dhe Netanjahu, dhe kryeministri i Indisë, por u bënë figura, nuk janë më “non grata”.

Po të isha Lulzim Basha në krye të partisë dhe të më thoshin që duhet të heqësh Berishën, do ju thosha ky është gabim politik, ju duhet të merreni me Edi Ramën që ka 8 vjet në pushtet”, - tha Lubonja. 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI