Flash

Kryebashkiaku i Kievit, Klitschko: Ju u çliruat nga Serbia, ne do çlirohemi nga Rusia

Lapsi.al 26 May 2022
Kryebashkiaku i Kievit, Klitschko: Ju u çliruat nga Serbia, ne do

Ish-kampioni botëror i boksit, ukrainasi, Witali Klitschko 41 vjeç, kryetar i Kiev-it erdhi nga fronti i luftës në Davos për të dëshmuar nga dora e parë, nga vendi i ngjarjes, para qindra liderëve dhe personaliteteve botërore në samitin ndërkombëtar, për krimet dhe gjenocidin rus mbi popullatën civile në Ukrainë, krime të cilat i krahasoi me ato serbe në Kosovë.

Dikur kampion bote në boks, sot kryetari i Kiev-it lufton për atdheun e tij, Ukrainën: Witalij Klitschko mbërriti në Davos të dielën për WEF. Ai në bisedën ekskluzive për gazetën zviceriane në shqip Le Canton27.ch ka falënderuar shqiptarët për mbështetjen ushtarake, por edhe solidaritetin me popullin ukrainas.

“Më vjen shumë mirë që takoj për herë të parë një gazetar shqiptar, një rast i mirë për t’ju përcjellë një mesazh juve, popullit shqiptar në Ballkan. Kemi dëgjuar e lexuar se edhe ju shqiptarët si ne ukrainasit jeni njerëz të paqes, liridashës, por edhe luftarak që e do nevoja, që na e imponon ndokush. Ne sot po luftojmë kundër regjimit rus që po tenton të okupoj vendin tonë-Ukrainën që mëse 100 ditë, sikur ju që ishin dikur të okupuar nga Serbia…”, thotë Klitschko për gazeten zviceriane Le Canton27.ch

Kryetari i Kiev-it, njëherësh ish-kampioni botëror i boksit ka falënderuar Kosovën dhe shqiptarët për solidarizimin me Ukrainën si në aspektin ushtarak (i cili nuk përmendi numrin e vullnetarëve) ashtu edhe me ndihma humanitare.

“Besoj se përveç Zotit edhe ne Ukraina do t’ja kthejmë me të mira këtë mbështetje për vendin tonë, për popullin tonë..”

“Faleminderit Kosovë, faleminderit shqiptarë! Pasi ju u çliruat nga Serbia edhe ne do çlirohemi nga Rusia!”, ka thënë ne fund z.Klitschko për gazeten zviceriane Le Canton27.ch.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI