Flash

"Ngjyrat e tua valëviten, të dridhurat më futen": 3 mijë tifozë pritën Romën në Fiumicino në 4 të mëngjesit

Lapsi.al 26 May 2022
"Ngjyrat e tua valëviten, të dridhurat më futen": 3

Nga ekzaltimi në emocion: për Romën dhe tifozët e saj nata mes Tiranës e kryeqytetit italian ka qenë intensive, e gëzuar dhe përfundimisht e pagjumë: në kthimin në Fiumicino në orën 4.30 të mëngjesit verdhekuqtë janë pritur nga rreth 3000 tifozë të Romës, që kanë qendruar zgjuar kthimin e Mourinhos e të tjerëve nga Tirana. Ekipi ka zbritur në orën 4.10 të mëngjesit dhe ka dalë nga Terminali 3. Shumica e tifozëve u mblodhën në T5, në pritje të autobusit. Sidoqoftë, afeksioni i turmës mbërriti mes koreve, bombave tymuese, buzëqeshjeve dhe këngëve. Disa më të njohura se të tjerat: "Ngjyrat e tua valëviten, të dridhurat më futen, nuk lodhem kurrë me ty, forca Roma e madhe alè".

Në finalen e Conference League, Roma mundi 1-0 Feyenoord dhe fitoi trofeun e parë evropian në historinë e saj. Në Olimpico, 50,000 tifozë verdhekuq ndoqën sfidën e Tiranës në ekranet gjigante. E për trofeun e rëndësishëm për klubin, përgjigje nga publiku ishte fantastike. Nga 50,000 në Olimpico në rreth 3000 në Fiumicino, në 4 të mëngjesit, të të gjitha moshave. Ka nga ata që duhet të fillojnë punën në 8, por të gjithë nuk hezitojnë të përgjigjen me një "kujt i plasi". Gjithçka sfumohet, sepse “Roma vjen e para”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI