Flash

Presidenti/ Alibeaj e Bardhi: Nuk duhet të marrim pjesë, Rama prishi marrëveshjen me opozitën

Lapsi.al 26 May 2022
Presidenti/ Alibeaj e Bardhi: Nuk duhet të marrim pjesë, Rama prishi

Megjithëse palët kanë kundërshtime, raundi i tretë i zgjedhjes së presidentit të republikës është edhe shansi i fundit i opozitës për të propozuar një emër. Ditën e sotme, Enkelejd Alibeaj ka thirrur në mbledhje grupin parlamentar të PD për të diskutuar mbi këtë çështje. Gjatë mbledhjes Alibeaj ka sugjeruar që mos të marrin pjesë në raundin e tretë për zgjedhjen e presidentit.

“Sugjeroj që s’ka asnjë arsye të marrim pjesë. Ata thyen marrëveshjen.’- tha Alibeaj.

Sakaq edhe Gazment Bardhi ka kërkuar që Partia Demokratike të mos marrë pjesë në raundin e 3-të për presidentin, kjo sepse sipas tij Edi Rama kërkon ta zgjedhë vetë presidentin.

"Që në nisje të procedurës për zgjedhjen e Presidentit ky grup ka thënë publikisht që Edi Rama e ka paracaktuar Presidentin. Opozita duhet të hynte në proces për ti rrëzuar maskën e fasadës sikur donte President konsensual. Në respekt të zgjedhësve tanë ne nuk bojkotuam procesin, ofruam në mënyrë parimore rregullat e një procesi gjithëpërfshirës dhe konsensual, për ti ofruar shqiptarëve një President konsensual. Shumica ra dakord publikisht për propozimin e procedurës së propozuar nga ne. Vetëm pas nisjes së procesit dhe propozimeve me emra konktet të grupit, Edi Rama u tërhoq nga marrëveshja. Pas tërheqjes nga marrëveshja publike, unë mendoj që grupi ynë duhet ta konsiderojë të mbyllur këtë proces. Edi Rama prishi marrëveshjen me opozitën, sepse nuk don nje president për shqiptarët. Edi Rama u tërhoq nga marrëveshja, sepse e ka paracaktuar Presidentin. Prandaj unë mendoj që grupi duhet të dal me një deklaratë ku të sqarojë këtë pozicion dhe ne nuk duhet të vazhdojmë më me këtë pasi maska e fasadës së Edi Ramës ka rënë.", tha Bardhi.

Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka shkuar në seli dhe ka thirrur në një mbledhje paralele 'Komisionin e Rithemelimit'.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI