Flash

Tragjedi në Senegal/ Godina përfshihet nga flakët, vdesin 11 foshnje

Lapsi.al 26 May 2022
Tragjedi në Senegal/ Godina përfshihet nga flakët, vdesin 11

Njëmbëdhjetë foshnja kanë vdekur si pasojë e zjarrit në qytetin Tivauan në Senegal. Zjarri ka shpërthyer në departamentin e maternitetit dhe vetëm tri foshnje kanë arritur të shpëtohen nga zjarri, kanë thënë autoritetet lokale.

Flakët janë përhapur shumë shpejt dhe shërbimet e emergjencës janë ende në vendin e ngjarjes. Mësohet se spitali është inauguruar së fundi, ka raportuar agjencia e lajmeve AFP, duke cituar raportimet lokale.

Presidenti i shtetit, Macky Sall u ka shprehur ngushëllime nënave dhe familjarëve. Ky incident ka nxitur një valë kritikash në rrjetet sociale rreth kujdesit të shtetit ndaj sektorit të shëndetësisë. Një incident i ngjashëm ka ndodhur vitin e kaluar në Senegal, pasi katër foshnja kanë vdekur si pasojë e zjarrit në një spital materniteti.

 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI