Flash

Abuzime me tenderat/ Shtyhet vendimi për ish-drejtorin e RTSH-së

Lapsi.al 27 May 2022
Abuzime me tenderat/ Shtyhet vendimi për ish-drejtorin e RTSH-së

Gjykata e Posaçme ka shtyrë vendimin për ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi. Mësohet vendimi të jepet në datën 2 qershor ora 13:30. Sipas pretencës së SPAK, Gëllçi duhet të dënohet me dy vjet e gjashtë muaj burgim dhe që në aplikim të gjykimit të shkurtuar ky dënim të zbresë në 1 vit e tetë muaj burgim.

Ndërkohë për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera u kërkua dënimi i  tre anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave Alban Malaveci, Julian Tapia  dhe Ervin Muraj  ku secili në aplikim të gjykimit të shkurtuar sipas SPAK duhet të vuajë nga një vit burgim. Thoma Gëllçi u prangos me urdhër të prokurorisë së posaçme në tetor të vitit të kaluar si i dyshuar për tenderin e pajisjeve për kanalin RTSH Agro me vlerë 87 milionë lekë të reja.

Të këshilluara

Makina përplas gruan në Elbasan

Një aksident është regjistruar në lagjen “28 Nëntori”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:40, ku shoferi I. K., duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka aksidentua...

09:48

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI