Flash

Familja që humbi 2 fëmijët në Prush në gjendje të rëndë ekonomike

Lapsi.al 27 May 2022
Familja që humbi 2 fëmijët në Prush në gjendje të

Fqinjët e familjes që humbi dy fëmijët, 10 dhe 14 vjeç të cilët u mbytën në liqenin e Prushit rezulton të jetë në gjendje të rëndë ekonomike. Ata u thanë medieve se përveç dy fëmijëve, në liqen u futën dhe dy fëmijë të tjerë, por fatmirësisht u shpëtuan nga një banor.

"I kam komshinj. Janë familje shumë e dobët ekonomikisht. Të vërë shteti dorë në zemër. I ati mbledh hekurishte që jetojnë. Me zor i ka rritur ata fëmijë. Të dy djemtë.

Kanë edhe një vajzë pak më të madhe. Por janë shumë familje e dobët ekonomikisht. Gjatë verës vijnë fëmijët këtu dhe freskohen. E morëm vesh nga kushërinjtë.

Kanë qenë 6 kalamaj. Kanë qenë duke u mbytur edhe dy të tjerë. Ka qenë një banor i zonës që i ka nxjerrë. Në këtë liqen janë mbytur 6 vetë që kur është kthyer në rezervuar" - tha një nga banorët për Report Tv. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI