Flash

Gjenden 70 trupa pa jetë nën një ndërtesë në Mariupol

Lapsi.al 27 May 2022
Gjenden 70 trupa pa jetë nën një ndërtesë në

Rreth 70 trupa të pajetë janë gjetur nën rrënojat e një ish-ndërtese industrial në qytetin e Mariupol të pushtuar nga Rusia, sipas ndihmës kryebashkiakut të Mariupolit Petro Andryushchenko.

Trupat u gjetën nga punonjësit e urgjencës ruse dhe u dërguan në një varr masiv. Andryushchenko tha se ata ishin njerëz që kishin mbetur të bllokuar në ndërtesën e shembur pasi ajo u godit nga granatimet.

“Asnjë identifikim nuk u krye, por vendasit thonë se në thelb nuk kishte asgjë për të identifikuar duke pasur parasysh gjendjen e trupave,” tha Andryushchenko.

Andryushchenko, kryetari i bashkisë dhe zyrtarë të tjerë lokalë nuk janë më në qytet dhe po postojnë përditësime nga një vendndodhje në territorin e kontrolluar nga ukrainas.

Të martën Andryushchenko raportoi se rreth 200 trupa të dekompozuar rëndë ishin nxjerrë nga nën rrënojat e një ndërtese banimi në qytet.

Të këshilluara

Rusia dëbon 5 diplomatë kroatë

Rusia vijon me hakmarrjen ndaj perëndimit, ndërkohë që ka marrë sanksione goditëse që po dobësojnë rëndë ekonominë e saj. Ministria e Jashtme ruse ka vendosur t...

11:53

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI