Flash

Mblidhet Bordi i Transparencës, ndryshon sërish çmimi i karburanteve

Lapsi.al 27 May 2022
Mblidhet Bordi i Transparencës, ndryshon sërish çmimi i

Bordi i Transparencës ka vendosur për çmimet e reja të naftës dhe benzinës duke filluar nga pasditja e sotme. Duke nisur nga ora 18:00 e kësaj të premteje, një litër naftë do të shitet për 239 lekë në pikat e karburantit në vend. Në çmimet e reja për karburantet, një litër benzinë do të kushtojë 237 lekë, ndërsa një litër gaz do të kushtojë 90 lekë.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme.

 

"Bordi i Transparencës në datë 27 Maj 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 239ekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 227lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 237lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 225 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).", njofton policia.

 

Të këshilluara

Makina përplas gruan në Elbasan

Një aksident është regjistruar në lagjen “28 Nëntori”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:40, ku shoferi I. K., duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka aksidentua...

09:48

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI