Flash

Champions/ 19 trofe në Paris e tetë precedentë: Real e Liverpool finalet dinë t’i fitojnë njësoj

Lapsi.al 28 May 2022
Champions/ 19 trofe në Paris e tetë precedentë: Real e Liverpool

Real Madrid e Liverpool hedhin në fushën e Stade de France një copëz të rëndësishme historie: 19 Kupa me veshë të mëdhenj dhe dy skuadrat janë dy nga tre të parat për trofe të fituara. Ajo që e bën më të predestinuar finalen e 26 majit, është se shkëndijat mes dy klubeve emblemë në kontinent kanë nisur pikërisht në Paris, në atë finale të 1981, kur kompeticioni quhej Kupa e Kampioneve. Një ditë më herët në krahasim me atë të këtij viti e në një tjetër stadium, por gjithnjë nën kullën Eiffel.

Atëherë përfundoi 0-1 për Reds me Blancos që barazuan historinë e finaleve vetëm në 2018, kur u imponuan 1-3 në ndeshjen e ndikuar nga dëmtimi polemizues i Salah nga Ramos e nga gafat skandaloze të Karius mes shtyllave. Në pjesën tjetër të historisë, anglezët e spanjollët shkëmbyen fitore të dyfishta në 2009 dhe 2014 me Reds fitues herën e parë me rezultatin e përgjithshëm 5-0 dhe merengues në të dytën me agregatin 4-0.

Dy klubet u përplasën edhe në 2021 ku pas triumfit 3-1 në ndeshjen e parë në Madrid, skuadra e Klopp nuk mundi të përmbyste asgjë në Anfield, me një 0-0 që i nxorri nga kompeticioni dhe i la me një fitore mangët në bilanc. Historia dihet, nuk zbret në fushë për të fituar ndeshjet e aq më pak finalet, por ka rëndësi për të treguar rivalitetin e madh mes dy klubeve që në natën e Parisit do të mundohen të shkuajnë një tjetër histori të lavdishme…

Date                Match                                   Score      Competition

27 May 1981    Real Madrid v Liverpool      0-1            European Cup

25 Feb 2009    Real Madrid v Liverpool      0-1            UEFA Champions League

10 Mar 2009   Liverpool v Real Madrid      4-0            UEFA Champions League

22 Oct 2014     Liverpool v Real Madrid      0-3            UEFA Champions League

04 Nov 2014    Real Madrid v Liverpool      1-0            UEFA Champions League

26 May 2018   Liverpool v Real Madrid       1-3            UEFA Champions League

06 Apr 2021    Real Madrid v Liverpool       3-1            UEFA Champions League

14 Apr 2021     Liverpool v Real Madrid      0-0            UEFA Champions League

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI