Flash

“Do hiqja dorë nga gruaja ime për trofeun": Valverde nuk njeh limite për Champions League

Lapsi.al 28 May 2022
“Do hiqja dorë nga gruaja ime për trofeun": Valverde nuk

Pritshmëritë janë në rritje për finalen e Champions mes Liverpool dhe Real Madrid. Dy klube që kanë bërë histori e që do të përpiqen me dëshpërim për të fituar kompeticionin, siç konfirmon edhe Federico Valverde. Mesfushori Blancos është aq i vendosur për të fituar trofeun saqë do të hiqte dorë nga çdo gjë.

E kur uruguaiani thotë se do të hiqte dorë nga çdo gjë, ai nënkupton absolutisht gjithçka, madje edhe gruan e tij. I vetmi i sigurt nga ky shkëmbim është djali i lojtarit madrilen. Aprovimin e ka bërë vetë mesfushori për mikrofonat e AS: “Është një trofe unik për çdo lojtar në botë. Jam i gatshëm të sakrifikoj shumë gjëra. Përveç djalit tim, por ndoshta do të hiqja dorë edhe nga gruaja ime”.

Valverde do të bënte gjithçka për të fituar një trofe dhe ai e dëshmoi tashmë në finalen e Superkupës së Spanjës kundër Atletico Madridit dy vjet më parë. Pesë minuta nga përfundimi i kohës shtesë në finalen e Jeddah, me rezultatin ende 0-0, mesfushori i dha një shkelm Alvaro Moratas i cili ishite nisur drejt Courtois. E kuqe direkte për 23-vjeçarin, por ndërhyrja e tij ishte thelbësore për të çuar ndeshjen te penalltitë. Reali fitoi më pas ndeshjen dhe Valverde fitoi gjithashtu çmimin lojtari i ndeshjes.

Uruguaiani mbërriti në Santiago Bernabeu në vitin 2017, por u huazua në sezonin e tij të parë, kështu që humbi mundësinë për të gëzuar fitoren kundër Liverpoolit në 2018. Që atëherë, merengues nuk janë kthyer më në finale. Nga ana tjetër, Liverpooli, pasi humbi finalen e 2018, arriti në aktin e fundit të trofeut edhe vitin e ardhshëm ku mundi Tottenham.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI