Flash

"Fiton 3-0, Liverpool shumë i mirë për Real Madrid": parashikimi i Owen frikëson Blancos

Lapsi.al 28 May 2022
"Fiton 3-0, Liverpool shumë i mirë për Real Madrid":

Real Madrid-Liverpool është edhe një udhëtim historik e në të nuk mund të mungojë një si Michael Owen, që mbërriti në Madrid në verën e vitit 2004 me shpresën se do të bëhej Galactico i fundit që do të shkëlqente në Santiago Bernabeu, pas transferimit të tij nga Liverpool.

Megjithatë, sulmuesi i tërhequr tashmë nga loja pati një vit të turbullt në kryeqytetin spanjoll përpara se të kthehej në Angli, duke luajtur rrallë 90 minutat e plota, pasi ai ishte i detyruar të shikonte Ronaldo Nazario da Liman të bënte tifozët të dashuroheshin pas tij. Anglezi është kthyer tani në një analist, i njohur për një axhendë shumë pro-Premier League dhe ndoshta nuk është befasi që ka mbështetur Liverpool në parashikimin e tij.

"Unë mendoj se Liverpool është më i mirë se Real Madrid dhe ata mund t'i mposhtin 3-1 ose 3-0, sipas parashikimit tim. Reds mund t'i mposhtin në mënyrë bindëse, sepse ata janë një ekip i jashtëzakonshëm për momentin dhe janë shumë të mirë për Real Madrid", ka thënë fituesi i Topit të Artë të vitit 2001, një çmim që ai e fitoi gjatë kohës që luante për Liverpool. Për ish-sulmuesin skuadra e Klopp nuk do të përsërisë të njëjtat dështime si Chelsea dhe Manchester City kundër këtij ekipi të Real Madridit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI