Flash

I shtruar prej ditësh në Gjermani, Nishani në koma pa kthim

Lapsi.al 28 May 2022
I shtruar prej ditësh në Gjermani, Nishani në koma pa kthim

Gjendja shëndetësore e ish-presidentit Bujar Nishani është përkeqësuar. Mësohet se Bujar Nishani është në gjendje kome të rëndë. Prej disa ditësh ai ndodhet i shtruar në një spital në Gjermani, ndërsa vuan nga pneumonia bilaterale me insuficience respiratore, si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga koronavirusi. Nishani po mbahet në jetë përmes aparaturave. Sipas mjekëve në spitalin ku ai po kurohet, koma duket të jetë e pakthyeshme. Pra gjendja cerebrale konsiderohet si vdekje (e trurit) dhe mjekët pak orë më parë i këshilluan familjarëve të marrin një vendim

Familjarët duket e kanë marrë vendimin e rëndë, për shkak të gjendjes së pakthyeshme dhe komës e praktikisht pamundesisë për t’u zgjuar prej saj.  Procedura ka filluar dhe pritet të zgjase disa orë. Bujar Nishani po jeton kështu orët e fundit të jetës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI