Flash

Courtois i përbindshëm në finale, portieri i dërgon një mesazh anglezëve: “Tani, më respektoni”

Lapsi.al 29 May 2022
Courtois i përbindshëm në finale, portieri i dërgon një

Real Madrid mposhti 1-0 Liverpool për të fituar Ligën e Kampionëve për herë të 14-të. Pjesa më e madhe e meritave i shkon Thibaut Courtois, i cili u shndërrua në një mur të vërtetë në finale. Në Stade de France, lojtari Blancos bëri diferencën me nëntë pritjet e tij dhe një nga paraqitjet më të mira të portierëve të të gjitha kohërave. Belgu, pas një super ndeshje, megjithatë, ka përfituar nga rasti të heqë disa guralecë nga këpucët e tij dhe u dërgon një mesazh anglezëve.

Një gol në të 59′ i Vinicius Jr i dhuroi fitoren skuadrës spanjolle, por ishte shfaqja e shkëlqyer e Courtois që mbajti në lojë skuadrën e Carlo Ancelottit: nga pritjet vendimtare në pjesën e parë, si ajo në goditjen e Sadio Mane, tek ajo kundër Mohamed Salah në fund të takimit, një nga pritjet më të mira të sezonit.

Një sukses i madh për belgun, i cili pas ndeshjes shënjestroi anglezët: “Sot duhej të fitoja një finale për karrierën time. Pavarësisht gjithë punës së vështirë. Të vendos respektin mbi emrin tim, sepse mendoj se nuk respektohem mjaftueshëm, sidomos në Angli. Kam parë shumë kritika, edhe pas një sezoni të shkëlqyer, se nuk isha mjaftueshëm i mirë”.

Courtois luajti në Angli mes viteve 2014 dhe 2018. Belgu në atë kohë vishte fanellën e Chelsea. Ish-portieri i Atleticos u transferua te Real në vitin 2018. Me klubin iberik, në sezonin 2021-22, Thibaut fitoi Ligën e tij të parë të Kampionëve. Merengues rrëmbyen kupën e 14-të me veshë të mëdhenj falë paraqitjes së jashtëzakonshme të 30-vjeçarit dhe golit të Vinicius.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI