Flash

Misteri Broja, priten analizat: rrezikohet ndeshja me Islandën

Lapsi.al 29 May 2022
Misteri Broja, priten analizat: rrezikohet ndeshja me Islandën

Kombëtarja shqiptare ka vijuar përgatitjet në ditën e tretë të grumbullimit për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Islandës e Izraelit si edhe miqësores me Estoninë. 24 lojtarë nga 26 të seleksionuarit nga tekniku Edi Reja vazhdojnë stërvitjen nën drejtimin e stafit teknik, me përjashtim të Odise Roshit. Mesfushori, përsëri ka kryer stërvitje të diferencuar për shkak të një shqetësimi muskulor, duke mbetur kështu nën vëzhgimin e mjekëve, por lojtari duhet të jetë gati për Islandën, pavarësisht se gjendja e tij fizike është duke u monitoruar për të vlerësuar shkallën e dëmtimit.

Shqetësimi i madh i teknikut italian është natyrisht mungesa e Armando Brojës, për të cilin Reja që në konferencë për shtyp e ka konsideruar jashtë disponibilitetit për ndeshjen e parë, pasi qendërsulmuesi që luajti i huzuar te Southampton është me Covid. Sipas asaj që filtron nga ambjenti i kombëtares shkodrani është në pritje të rezultateve të analizave dhe nuk ka asgjë të saktë mbi ditën e mbërritjes, por gjithësesi parashiket e teknikut që shpreson të ketë për sfidën e dytë kundër Izraelit duket se po dalin të sakta.

I fundit që do të mbërrijë nën urdhërat e Rejas është Giacomo Vrioni, i cili do t’i bashkohet grupit në grumbullim në datën 31 maj. Sulmuesi i Tirol do të ketë kështu më pak kohë se të gjithë për të bindur italianin, t’i besojë një fanellë titullari në mungesë të Brojës, por pas sezonit fantastik në Austri lojtari i huazuar nga Juventus beson se mund tia dalë. Kuqezinjtë kanë patur vetëm një seancë paraditen e sotme në orën 10, ndërsa përgatitjet në Durrës do të vazhdojnë deri më datën 4 qershor, kur skuadra do të niset drejt Islandës për sfidën e parë zyrtare.

https://youtu.be/usxi1MCDQa4

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI