Flash

Moti i keq në juglindje, dëmtohen të mbjellat e rrëzohen pemë

Lapsi.al 29 May 2022
Moti i keq në juglindje, dëmtohen të mbjellat e rrëzohen

Moti i keq që ka përfshirë juglindjen e vendit ka shkaktuar jo pak probleme.

Përveç dëmeve në bujqësi mesditën e sotme në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Bulgarec era e fortë ka rrëzuar një pemë duke bllokuar kështu një anë të aksit.

Aktualisht po punohet për heqjen e pemës dhe kthimin në normalitet të trafikut

Reshjet që kanë përfshirë zonën e Maliqit mëngjesin e sotëm kanë bërë disa dëme në të mbjellat e fermerëve të fshatrave të Maliqit.

Kryesisht dëmet janë regjistruar në fshatrat Pendavinj dhe Tërovë ndërsa sipas informacioneve nga bujqësia janë shkaktuar dëme në 3 dynymë qepë dhe disa parcela gruri.

 

Të këshilluara

33 raste të reja me Covid në Shqipëri

Asnjë humbje jete dhe 33 raste të reja me Covid-19 është bilanci i 24 orëve të fundit nga Covid-19. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë kryer 759 te...

18:51

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI