Flash

PD me kryesi të foltores. Kush janë berishistët më të votuar (emër për emër)

Lapsi.al 29 May 2022
PD me kryesi të foltores. Kush janë berishistët më të

E gjithë kupola drejtuese e PD është kapur nga njerëzit e foltores. Nga të 20 anëtarët e kryesisë (14 burra dhe 6 gra) vetëm njëra, deputetja Ina Zhupa, ka qenë nga ato që mori pjesë në kuvendin e 18 dhjetorit që organizoi në pallatin e kongreseve Lulzim Basha dhe që qëndroi brenda selisë në 9 janar.

Të 19 pjestarët e tjerë i përkasin radhës së mbështetësve të Berishës, i cili vërteta e kontrollon partinë por tregoi edhe njëherë se nuk e bashkoi atë. Asnjë nga më shumë se 30 deputetët që u zgjodhën automatikisht për shkak të funksionit të tyre në këshillin Kombëtar nuk morri pjesë në mbledhjen e sotme inaguruese. Po ashtu asnjëri prej tyre nuk figuron në kryesinë e re, madje, as Salianji apo grida Duma që kanë shfaqur kohët e fundit shenja afrimi me Berishën dhe janë distancuar përfundimisht nga grupi Bardhi - Alibeaj.

Pra ndonëse është kurioze të shihet se si kanë votuar të 227 anëtarët e Këshillit Kombëtar duhet theksuar se ky është vetëm rezultati i asaj pjesë të PD-së që mbështet lidein historik. Mes tyre më i pëlqyeri ka dalë Belind Këlliçi (me 192 vota), i cili e vuri menjëherë Forumin Rinor në funksion të Foltores, porsa Basha shpalli përjashtimin e Berishës. Që pesha politike e forumit ka ndikuar në këtë votim e trgon edhe zgjedhja e një anëtari tjetër kryesie Grigels Muçollari (116 vota). Edhe i dytë u rendit Flamur Noka (192 vota), i cili qe i pari që foli në mbrojtje të berishës pas përjashtimit dhe që hyri ditën e aprë përkrah tij në Kuvend. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Oerd Bylykbashin (148 vota) që u rendit i treti.

Përshtypje nga rezultati i votimit bëri renditja e Agron Shehajt në vendin e gjashtë (123 vota) ndonëse në zgjedhjet e 25 prillit ai qe deputeti që mori më tepër vota personale. Por me sa duket për berishistët Shehaj nuk është aq bindës sa për elektoratin demokrat.

Pas këtij votimi mund të thuhet se PD ka tashmë forumet e saj drejtuese, se ajo po bëhet gati ashtu sikurse e shpalli vetë Berisha për betejën me qeverinë. I vetmi problem mbetet, se pas realizimit të shumë objektivave, foltorja nuk përmbushi një nga më kryesorët: bashkimin e PD që e kishte edhe pjesë të slloganit të saj.  ©Lapsi.al

20 anëtarët e kryesisë së re

Belind

Burra

Belind Këlliçi 192 vota

Flamur Noka 166 vota

Oerd Bylykbashi 148 vota

Ervin Minarolli 137 vota

Luçiano Boçi 128

Agron Shehaj 123 vota

Lauan Baçi 121 vota

Grigels Muçollari 116 vota

Gent Sstrazimi 100 vota

Enno Bozdo 96 vota

Keltis Kruja 91 vota

Arben Rristani 90 vota

Aldo Bumçi 89

Florion Mima 88

Gra

Fatbardha Kadiu 141 vota

Ina Zhupa 126 vota

Jozefina Topalli 118 vota

Edith Harxhi 85 vota

Mimoza Hajdarmataj 78 vota

Eleina Qirici 75 vota

Të këshilluara

Kronologjia/ Si u miqësuan Rama dhe Vuçiçi

Nga Besmir Nenaj dhe Ludmila Cvetkoviç, Radio Evropa e Lirë/ Dikur ka qenë “i nderuari Edi Rama”, sot është “Edi” – kështu janë zhvilluar ndër vite marrëdhëniet...

10:26

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI