Flash

Putin paralajmëron Perëndimin të mos dërgojë armë në Ukrainë

Lapsi.al 29 May 2022
Putin paralajmëron Perëndimin të mos dërgojë armë

Gjermania dhe Franca sërish janë përpjekur të kthejnë presidentin Putin në tryezën e bisedimeve dhe të arrijnë një armëpushim. Presidenti Zelensky e quan Rusinë shtet të terrorit.

Presidenti ukrainas, Zelensky e ka akuzuar Rusinë për politikë të terrorit. “Unë do t’ia kujtoj gjithmonë botës, se Rusia më në fund zyrtarisht duhet të njihet si shtet terrori, si nxitëse e terrorizmit”, tha presidenti ukrainas në një fjalim me video në Kiev. Ky përcaktim reflekton realitetin e përditshëm, që Rusia ka krijuar me sulmin e saj kundër Ukrainës dhe do që ta “çojë shumë më tepër drejt Europës”. Zelensky theksoi se “kjo duhet të pranohet ligjërisht.” Biseda telefonike Scholz-Macron-Putin Presidenti rus ka paralajmëruar Gjermaninë nga dërgimi i armëve të tjera në Ukrainë. Në një bisedë telefonike mes kancelarit gjerman, Olaf Scholz, presidentit francez, Emmanuel Macron dhe presidentit Putin të shtunën, kreu i Kremlinit është shprehur, se dërgimi i armëve të tjera është i “rrezikshëm”. Sipas tij ekziston rreziku që në Ukrainë “situata të destabilizohet më tej dhe të ashpërsohet kriza humanitare.” Putin kërkoi sërish heqjen e sanksioneve në këmbim të eksporteve të grurit. Sipas zyrës së kancelarit gjerman me Putin është biseduar 80 minuta, një bisedë që erdhi me iniciativë të Scholz dhe presidentit Macron. Si kancelari gjerman edhe presidenti Macron kanë kërkuar edhe njëherë një armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqjen e trupave ruse. Më tej ata i bënë thirrje Putinit për negociata të drejtpërdrejta me presidentin ukrainas, Zelensky. Sipas njoftimit zyrtar të Parisit Gjermania dhe Franca kanë kërkuar edhe lirimin e 2500 luftëtarëve që kanë mbrojtur kombinatin e çelikut Azov në Mariupol. /DW/

Të këshilluara

Rusia dëbon 5 diplomatë kroatë

Rusia vijon me hakmarrjen ndaj perëndimit, ndërkohë që ka marrë sanksione goditëse që po dobësojnë rëndë ekonominë e saj. Ministria e Jashtme ruse ka vendosur t...

11:53

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI