Flash

E thotë hapur, Lewandowski kërkon shitjen: "Koha ime te Bayern Mynih ka mbaruar"

Lapsi.al 30 May 2022
E thotë hapur, Lewandowski kërkon shitjen: "Koha ime te Bayern

Robert Lewandowski nuk mund të ishte më i qartë për të ardhmen e tij. Në një intervistë për SPORT, sulmuesi polak ishte i palëkundur: "Ajo që është e sigurt për momentin është se koha ime te Bayern ka përfunduar. Nuk shoh asnjë mundësi për të vazhduar karrierën time në këtë klub". Asnjë lojë fjalësh, Lewa dëshiron të shitet sa më shpejt: “Zgjidhja është një transferim, shpresoj që të mos më pengojnë vetëm sepse munden”, shton numri 9, duke iu referuar kontratës së tij që skadon në 2023. Më pas ai nënvizon se ka shpresa se gjithçka do të shkojë mirë, pasi klubi bavarez është “serioz”, duke ripohuar më pas, sikur të mos ishte kuptuar, se “aventura e tij te Bayern ka marrë fund”. Mesazhi nuk mund të ishte më i fortë. Nuk është sekret që qendërsulmuesi i është premtuar Barcelonës.

Katalanasit janë në një situatë tranzicioni, në të cilën duhet të rindërtohen, por po luftojnë për të gjetur fondet e nevojshme. Lewa do të ngrinte moralin dhe imazhin e skuadrës blaugrana. Në tetë sezone në Allianz Arena të Mynihut, Leëandoëski ka shënuar 344 gola në 374 ndeshje, duke e bërë atë një nga sulmuesit më produktivë të Evropës. Në Mynih janë gati të bëjnë letra false për ta mbajtur, por vullneti i një lojtari të këtij niveli është thelbësor dhe duket se tashmë vendimi është marrë.

Gjithnjë nëse Bayern nuk vendos që Lewandowski të qëndrojë deri në vitin 2023, diçka tjetër e mundshme dhe e konfirmuar nga CEO Oliver Kahn, alternativa quhet Sadio Mané. Trajneri i Bayernit, Julian Nagelsmann, e ka identifikuar senegalezin si profilin e duhur për të përforcuar repartin e sulmit. Negociatat janë ndërtuar: kostoja është rreth 35 milionë, një shifër e ngjashme me 32 të ofruara nga Barça për Lewandowskin. Përshtatja si qendërsulmues i 30-vjeçarit nuk do të ishte problem, pasi ai e ka mbajtur shpesh këtë rol vitet e fundit dhe për më tepër Nagelsmann vlerëson idenë e një qendërsulmuesi të lëvizshëm, i cili nuk jep pikë reference. Rrethi magjik do të mbyllej dhe valsi i sulmuesve do të kompletohej me blerjen e Nunez nga Liverpool, një profil që Klopp e kishte kërkuar vetë nga klubi. Për të zhbllokuar gjithçka, Bayerni tani duhet të bëjë një hap prapa dhe të lërë të shkojë, megjithëse pa dëshirë, asin e tij.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI