Flash

Greqia planifikon zgjatjen e murit në kufi me Turqinë

Lapsi.al 30 May 2022
Greqia planifikon zgjatjen e murit në kufi me Turqinë

Autoritetet greke thanë se planifikojnë që këtë vit të zgjasin murin përgjatë kufirit me Turqinë dhe po kërkojnë mbështetje financiare për Ballkanin Perëndimor për këtë gjë.

Notis Mitarachi, ministër për Çështje të Migrimit, tha se muri prej çeliku do të zgjatet nga 40 në 120 kilometra dhe puna për këtë çështje do të nisë më vonë gjatë këtij viti.

“Është vendimi i Qeverisë që të zgjasë edhe më tej murin dhe ne kemi kërkuar fonde evropiane”, tha Mitarachi gjatë një interviste për një radio greke.

Ai nuk dha detaje se sa parashikohet që të kushtojë ndërtimi i murit prej çeliku.

Greqia e ka akuzuar Turqinë për “instrumentalizimin” e migrimit, duke e përdorur si mjet për të bërë presion te shtetet e BE-së. Ky pretendim është hedhur poshtë nga Ankaraja, e cila thotë se vetëm po mban barrën më të madhe të migrimit, duke strehuar afër katër milionë refugjatë, shumica e të cilëve kanë ikur nga lufta civile në Sirinë fqinje.

Vitin e kaluar, 12 shtete, përfshirë edhe Greqinë, kërkuan fonde nga BE-ja për ndërtimin e mureve kufitare, ndërtimi i të cilave aktualisht financohet nga buxhetet kombëtare.

Komisioni Evropian deri më tani nuk ka paguar për ndërtimin e mureve në kufijtë e jashtëm, duke argumentuar se këto fonde do të merreshin nga fondet e dedikuara për aktivitetet për migrantët, përfshirë edhe financimin e agjencisë për mbrojtje kufitare të bllokut, Frontex. /REL

Të këshilluara

Rusia tregon prioritetet në Ukrainë

Rusia ka treguar prioritetet e saj. Ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov ka thënë së fundmi se synimi i ushtrisë ruse është të largojë forcat ukrainase nga Rajoni ...

08:49

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI